DYLON

Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

Avatar photo Redaksia

Gjykatë Speciale. Ky do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që do të mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty. Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë gjithë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave, nuk do të quhet Tribunal.

Heqja e këtij emri është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën çfarë është paraqitur me anë të një draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjykata Speciale ka vazhduar të jetë temë e debatit gjatë kësaj jave, ndërkaq që ditët në vazhdim pritet të vendoset nëse emrit do t`i shtohet edhe adresa e EULEX-it, transmeton Tribuna.

EkoHigjiena

Megjithatë, sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, gjasat më të mëdha janë që Gjykata Speciale të mos ketë kurrfarë shtese tjetër. Një zgjidhje e tillë, sipas të njëjtit zyrtar, është kreative dhe do t’u mundësonte të gjitha palëve të interesuara që ta bëjnë interpretimin që u përshtatet, qoftë si Gjykatë Speciale e Kosovës, e BE-së, apo e EULEX-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.