DYLON

Triadë poetike me vargje të mrekullueshme

Triadë poetike me vargje të mrekullueshme
Avatar photo Redaksia

Nga: Isa H. DËRMAKU 

/Sinan Sadiku: “Poezi” – botoi “Nositi”, Dardanë, 2021/

EkoHigjiena

Natyrisht, Poeti, Sinan Sadiku, nga Gjyrisheci legjendar, ka arritur famë përmes vlerave krijuese poetike, që njëkohësit merret edhe me zhanret tjera krijuese në fushën e letërsisë dhe atë me mjaft sukses. 

Ne, në ketë rast, po ndalemi me një vështrim analtiko-kritik, për «Triadën» Poetike», studiuar deri në detaje jo vetëm aspektin struktural të poezive si perla të vërteta. 

Vëllimi Poetik, titulluar: «Poezi», në fakt është «Triadë Poetike», për arsye se përfshin në Një, Tre vëllime me  poezi të botuara gati për dy dekada (2000-2009-2019), si: «Rrobat e Engjëllit» (42 poezi), «Shigjetat e lakmisë» (46 poezi), dhe «Nata rri zgjuar» (51 poezi), me gjithsejtë 139 poezi, shtuar këtu edhe nëntë shkrime për poezitë e vëllimit. 

Poeti, Sinan Sadiku, që në nismë dhe jo vetëm, e ka më se të qartë se, poezia është sa kënaqësi për shumë herë më shumë përgjegjësi e thellë krijuese, që na del nga fakti se arti i poetikës krijuese është esenca apo bërthama e artit të vërtetë që krijon balancat e jetës harmonike në arenë të letërsisë dhe të filozofisë epike në përgjithësi, pa e harruar as një çast logjikën sociale, etikën dhe moralin pozitiv tradicional e nacional të secilës kohë para dhe kur krijoi e po krijon Poeti. 

Gjithsesi, që pa i njohur mirë rregullat krijuese poetike dhe jo vetëm, nuk ka as edhe një gjasë të krijohen vlera të njëmendta, kurse Poeti Sinan Sadiku, tashmë jo vetëm që i njeh ato rregulla, por për to ka edhe vizionin e qartë edhe kur ligjëron ndërgjegjshëm saherë që merret me artin krijues. Kjo, në realitet, na ka treguar dhe na tregon se, Poeti, ka gjithnjë parasysh të vërtetën, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë në veprimet krijuese praktike. Gjithë kjo, sikur i ka dhënë atë lirinë që i mbjell në mendje, zemër dhe shpirt, sigurinë e qëndrueshme apo stabile që të na dhurojë vepra të tilla aq cilësore. 

Aspekti i mençurisë krijuese, ecën në stadet unifikuese duke respektuar diversitetin krijues të secilit dhe të gjithëve, por asnjëherë pa e lejuar kiçin që të struket diku përmes do farë rregullash të mbyllura apo demagogjike herë-herë ideologjike, kundër këtyre të fundit edhe ironizon fuqishëm përmes artit racional të poetikës

Nuk ke poezi të këtij Vëllimi që janë bërë fole e «kiçit nepotik, demagogjik, ideologjik… të hirtë, kuq…, apo të larmët…», përkundrazi secila më e fuqishme se tjetra në aspektin e skalitjes artistike të fjalës, duke respektuar normat gjuhësore, me çka secili mesazh na del më i vlertë se tjetri, gjitha këto falë edhe teknikës së hollë të ritmit poetik edhe atëherë kur nuk merret me rimën apo me metrikën… Barabarësia e tillë krijuese nuk toleron asnjë çast çrregullime të nuancave të thelluara, qofshin ato ironike, simbolike, metaforat, satirat etj., si këto. 

Strukturat e pjesës dërmuese të poezive të Poetit, nuk është që nuk e adhuron satirën, por atë e përdorë me aq delikatesë sa që duhet lexim me shumë kujdes, për t’ja zënë fillin dhe qëllimin e sajë. Veçmas, ato vinë në shprehje kur artistikisht merret me shënjestrimin pa ekuivoke të hipokrizive jo të pakta sociale në meset tona dhe përtej nesh. Te shumë poezi, si edhe te poetët tashmë në zë, kur idetë konkretizohen nuk mbetet pa e prekur deri në esencë aspektin sa racional aq emocional të estetikës pa të cilën nuk ka poezi që mund të konsiderohet si cilësore. 

Kurse cilësia nuk arrihet pa pasur një fokusim të vërtetë për vlera edhe atëherë kur ja del mbarë të keni inovacion të artit modern apo të poezisë bashkëkohore. Autori edhe në këso raste si edhe në segmentet tjera ja ka dalë mbarë e mirë, pra me shumë suksese. 

Integriteti akademik i Poetit, ka bërë që në poezi dhe jo vetëm të merret me krijime vetëm në stadet e standardeve të larta, pra moderne, por krejtësisht konkrete e të qarta, të lehta e të këndshme për secilin lexues që lexon me ëndje artin e poetikës. 

Implementimi i mendimeve të skalitura me shumë përkushtim e kujdes dhe vendosja e tyre në vargjet poetike, na dalin si diçka që puqen me veprimin me kohë, me mend dhe me vend, që si rrjedhojë logjike, na dalin se ato «mollat e arta në enët e argjenta» pse jo edhe si ato të diamantat. 

Poezitë, e Sinani H. Sadikut, realisht parë, janë shembulli i shkëlqyeshëm që dalin nga respektimi me përpikëri i rendit të sistemit struktural të poetikës moderne, pra mirë strukturimi sjell kombinimin me aq zotësi dhe suksesshëm fjalën në fjalitë që ndërtojnë poezitë e vlerta.

Poeti, me shumë kujdes ka eksploruar shumë tema, mbi 140 sosh, duke ndërtuar vlera të cilat secilin lexues i merr me vete përmes krijimit jo vetëm të ndjesive emocionale, po mbi të gjitha të atyre racionale, kjo edhe për faktin se përmes fjalëve të zgjedhura qartëson sa e si duhet esencën e kuptimit të vargut poetik, por edhe duke i lënë lexuesit hapësira të mjaftueshme e të fuqishme që ata vetë të gjykojnë apo ta vlerësojnë pa e humbur imazhin në poezinë e prekshme dhe përmes këtyre përmbajtjeve edhe vetë Poetin. 

Entuziazmi poetik te Poeti, Sinan Sadiku, nuk tejkalon asnjëherë arsyen si zell njeriu, jo sepse me këso vlera ai ushqen shpirtrat e lexuesve me të djeshmen, realitetin e sotëm dhe, kushtrimin për të nesërmen e dëshirueshme. 

Poeti me të drejtë këshillon se, natyra e njeriut është e vazhdueshme nëse priret vetëm nga arsyeja cilësisht humane, dhe shih për te, poezitë i përdorë si mjet arti për t’i bërë lexuesit që ta kuptojnë me kohë, pra në kohë reale realitetin që është dhe duhet të jetë i ndryshueshëm kah më e mira. Natyrisht, kur reflekton lexuesi i poezive, kjo tregon ndikimin e thellë te ta. 

Përmes fuqizimit të qasjeve kritike, Poeti, thekson me të drejtë rëndësinë vitale të poezive kritike, që synim kishin dhe kanë të mësohen njerëzit të sfidojnë idetë e liga që janë kundër të drejtave elementare të tyre dhe jo vetëm. Me to, dhe përmes tyre, nuk ka si mos të fitohet besimi i thellë në fuqinë e drejtësisë, racionalizmit dhe mbi të gjitha të lirisë që nuk na erdhi nga qielli, por u fitua me shumë mund, me shumë sakrifica, me shumë gjak.  

Vargjet moderne, që na dalin, si fryt i vërtetë i qasjes serioze të Poetit, sikur kapin iluminizmin modern ashtu si e kërkon sot koha. Kjo cilësi, me synim aftësimin sa të promovohen dhe të begatohen të vërtetat e pakontestueshme për tolerancë dhe mendimin e shprehur lirisht, sepse kjo është e drejtë e natyrshme për secilin. 

Përmbledhja Poetike, ka synim suprem shpërndarjen e mençurisë që është si drita Diellit, pra atë properëndimore, por krahas saj duhet punuar vendosmërisht dhe sistematikisht që të mbrohemi dhe t’i mbrojmë njerëzit nga abuzimet e ndryshme, kryesisht nga ato korruptive.  

Me vargjet e mrekullueshme, qartësohen dhe ashtu na bëhen lehtë të kuptueshme secili proces krijues dhe social… sado komplekse që janë ato. 

Arsyeja e logjikës krijuese të Poetit, mbështet fuqishëm moralin bashkëkohor dhe ligjor, duke argumentuar se këto janë edhe vlerat e përbashkëta të botës perëndimore që aq shumë e duam pranimin në ato standarde të larta. 

Padrejtësitë sociale dhe ekonomike vinë duke mos respektuar mundësitë e barabarta që garanton Liria, që në realitet Poeti i sheh këto si sfidë për kohën e sotme, por që me angazhim korrekt kalohet secili diskriminim ngado që vjen ai. 

Vepra poetike e Sinan Sadikut, në të vërtetë është rezultat i trajtimit poetik të shumëllojshmërisë së temave bazuar nga njohuritë e gjithanshme që ka Poeti, por që i thotë me efikasitet të vërtetë përmes kreativitetit në artin poetik. 

Poeti, gati në të gjitha poezitë e tij, nuk nguron të hapë rrugën përmes vargjeve, t’i shpërthejë mbylljet dhe rrethet metafizike, që dikush nga krijuesit i ka quajtur edhe si rrethe ciklike. 

Ka disa poezi që frymëzojnë me arsye rininë tonë, që me punët e tyre të vyera që janë jetike për ta dhe gjithë kombin tonë të stërvuajtur me dekada e dekada, do ja dalin të jenë zot në vendin e zotit, pra në Dy Republikat Shqiptare. 

Brilantizmet e tilla banojnë në shumicën absolute të poezive, duke nisur nga «Koha Ime», me ato lutjet që edhe kur «gurët pikojnë gjak…, që askush të mos ja prek plagët…», sepse një ditë «Le të vijë Pranvera», se Poetin e ka marrë «Malli me dalë Gjyrishec», bashkë me Nipin e Vet, që të «Jam i lumtur…/… Jetës t’i jap(im) freski». Vërtetë mrekulli.

Kjo dëshirë e Poetit, thënë poetikisht kur kujtonte kohët «Në…netë të zeza», kohët e robërisë skllavëruese që vinte nga okupatori mizor, por Poetin e mbante shpresa dhe për atë me vendosmëri e «Kërkonte yllin e mëngjesit».  

Natyrisht, është njerëzore që në kohët e pa kohë edhe Poeti, të kalon ca çaste në «Meditim Elegjik», në përpjekje që edhe kur «shpresat qiellore u bën copë-copë», ndërgjegjshëm bën përpjekje që «Përsëri të lindin shpresa të njoma», pa qofshin ato shpresa edhe «Në pyll pa yll», sepse dukeshin edhe çastet si «Natë e gjatë», që Poetit dhe jo vetëm, i krijonte «dhembje lëngatë», me kërkesë përmes artit poetik që kjo errësirë mizore «Kurrë mos të na ndodhtë», kjo dhe jo vetëm kjo shkon përtej një «Ëndrre poetike», se kurrë nuk duhet «harruar urtinë» të asnjë brezi aq më pak të «Brezi (T)im…/… i mirë», s’paku ashtu dhe vazhdimisht «Gjyshi i thoshte». 

Poeti, mrekullisht ja doli mbarë të shpërbëjë «Gjysmakët», të cilët «…përtuan ta gjejnë urtinë»,me ato «Heshtjet e mëkatshme», dobësi të injorancës që me të drejtë i quan «Mediokrit», sepse si të tillë tentonin të bëjnë «Mbretëri Djalli». 

Përmes ëndrrave poetike, Poeti, vë në shënjestër ndasitë që na bënë hatanë që realisht ndasitë i shkonin për shtati vetëm armikut shekullor «I djathtë apo i majtë», kur dihet se gjithë janë të një Koke, të Një Zemre, të një Shpirti, shqiptar.  

Por, Poeti, me artin poetik përpiqet që zhbëjë «Mjegullën/…/që e humbë rrugën…» 

Poeti, me «Letër shokut», pa hezitime fton secilin dhe të gjithë që mos t’i dorëzohen kurrë keqkuptimeve, sepse do të vjen dita që të binden që «nuk e kam merituar fyerjen». 

Autori, si vizionar, vizione këto që i lexojmë në shumë poezi dhe në më shumë vargje, sikur duken se dalin ato diku «Midis ëndrrave», por në fakt atë e mbanë shpresa racionale se «Edhe zogut fatkeq / do t’i buzëqesh fati», dhe në fakt i buzëqeshi praktikisht, parashikimi u jetësua që nga ardhja aty e Premtonit, sepse me te siguroi që aty «është toka / aty jemi ne», natyrisht aty Liria si «Lule e Jetës», që nuk ka si mos t’ia dhuronin Poetit, mrekullinë kur kërkon ti «Falmi Buzëqeshjet», poezi Perlë, strumbullar i një krijese artistike kulmore.

Po përse e thash si e thash? 

Këtu arrita pas shumë herë leximi të saj dhe jo vetëm, më fuqizuan respektin për vlerat krijuese të Poetit, pikërisht nga ky fakt na doli edhe analiza e bërë me përkushtim dhe kujdes maksimal gjithnjë për të nxjerrë një kritikë absolutisht konstruktive, që realisht na vjen edhe nga vlerësimi i përgjithshëm i Vëllimit «Poezi», që unë po vazhdoj të e quaj «Triadë Poetike». 

      Po, sepse Poezia «Falmi Buzëqeshjet», vërtet më krijoi një ndjeshmëri shumë të thellë emocionale, pa tejkaluar asnjë çast racionalitetin e një lexuesi me qëllim vështrimi kritik, për të thënë se poezia, si edhe shumë të tjera, i përket pra i përkasin kryesisht llojit të poezisë liriko-romantike, jo vetëm se trajton aq bukur e aq thellë ato ndjenjat e dashurisë, atë mallin që del nga lidhjet shpirtërore me njeriun që aq shumë e do. Në fakt, më tepër se aq, poezia ka bukur shumë elemente të elegjisë, po sepse aty botërisht, Poeti, i shprehë vuajtjet dhe mungesën e njeriut që e deshi dhe e do përjetësisht, vërtet u hamenda për pak çaste, por më pas nxora se kjo poezi në esencën e saj ka atë si ta quajmë një lloj të poezisë shumë refleksive, si shumë të tjera, sepse autori shumë qartë dhe thellësisht ja del mbarë jo vetëm ta kuptojë vetë dhembjen dhe ndjenjat, por ato edhe i përçon te secili lexues i përkushtuar, përfshirë edhe neve si vlerësuesMe to, nuk po them se Autori, në poezinë në fjalë dhe poezitë e Tij përgjithësisht nuk kanë qasjet e duhura me tradicionalen pozitive, përkundrazi me vendosmëri them se, aty ka aq tradicionalizëm pozitiv që përmes artit poetik na e tregon thellësinë e rrënjëve të saj, natyrisht aty edhe përdorimi i ndjenjave, përdorimi i figurave artistike, edhe krahasimet që i japin krahë poezisë, por nuk mbetet jashtë as puna e përdorimit me vend e mend të metaforës krijuese.

Elementet e fuqishme të kësaj poezie, por edhe të «Mikeshës së bukur», «Idilë Pranverore», «Strehim në Vargje», «Zogj të Pikëlluar», «Dardana», «Shkoi për të Ardhur», «Erdhe», «Lirikë», «Metamorfoza», «Zgjohu», «Me Migjenin», «Shigjetat e lakmisë», «Baladë për Gentin», «Fjala Ime», «Mbahu lum Miku», «Vargje përkujtimi», veçanërisht te «Antologji Lirie», poezi kushtuar Heroit Agim Ramadani, i cili ishte dhe mbeti vet Poezia e Lirisë, «Liria», «Libri» e shumë e shumë poezi të tjerat të mrekullueshme, që secila prej tyre si edhe këto madhështoret, sjellin përmes skalitjes mjeshtërore të fjalës së zgjedhur, emocione të forta, sepse secila prej tyre na sjellin nga këndi i tyre atë ndjenjën e respektit, dinjitetit, mallin, vuajtjet, dashurinë, nderimet, figurat artistike përmes metaforës…, gjitha këto e realizojnë katërcipërisht strukturën bashkëkohore, pra atë të duhurën që kërkon poetikja. 

Poezia, dhe gjitha poezitë, shquhen për rrjedhshmëri krejtësisht të natyrshme, pra jo imponuese, sepse secili varg sjell ide e mençuri që i shkon secilës poezi moderne. 

Ani se, te shumica dërmuese e poezive, nuk i kushton rëndësi rimës, aq më pak metrikës, qëndrueshmëria e tyre pra e poezive shpërthen duke përqafuar bashkëkohësinë, dhe këto shihen te vargjet e ndryshme të poezive të me të ndryshmet që nuk baraspeshohen as në rrokje e as në fjalë për vargun poetik, por ajo që e bënë të veçantë krijuesin është se, ky stil aspak nuk krijon çrregullime poetike, dhe kjo është madhështi krijuese, sepse efektet e risive të tilla janë rregullsi që lejohen dhe pranohen botërisht për ndërtimet aq të bukura të vargjeve. 

Nuk gjetëm në poezi ndonjë shprehje të papërshtatshme ose asosh që krijojnë paqartësi apo çrregullime, përkundrazi secili varg na tingëllonte si një rrjedhë krejtësisht e natyrshme, gjithsesi e këndshme. 

Ndërtimet e poezive, përmes frazave janë me mend e me vend, sepse ato sikur i japin atë laryshmërinë përmes figurshmërisë së artit që e pasurojnë secilin imazh te të cilat dëshiron të na dërgojë Poeti, Sinan Sadiku. 

Bazuar në metaforën dhe jo vetëm, si te puna e dritave të hënës, diellit, yjeve, sikur na e sjell edhe neve atë buzëqeshjen që na mungon, veçanërisht kur autori merret me ndjenjat e pavdekshme të qenies racionale, pra njeriut, sepse mes vargjeve të bukura na sjellë shpresën, që herë-herë na duket se kjo është gjithçkaja

Gjitha këto, marrë bashkërisht, na sjellin shumë figurshmëri artistike krijuese, sepse përmes metaforave dhe jo vetëm, sjell shumë imazhe aq të bukura sa që na e bënë poezinë të duket si diçka e gjallë, si diçka që ecën më ne, sepse ashtu e ka porositur Poeti. Natyrisht se po, se vargjet i fuqizon tej mase ajo këndshmëria që vjen nga tingëllimet e fjalëve të zakonshme po që kanë porosi të jashtëzakonshme. 

Poezitë e kësaj Triade Poetike, përmbledhur në «Poezi», të Poetit, Sinan Sadiku, kanë vërtet bazë shumë të mirë, kanë ndjenja të fuqishme, kanë metafora të bukura e me stil të përdorura, kanë urti, kanë mençuri që i shtojnë vlerat, kanë strukturën e duhur, kanë imazhe të vërteta artistike, pra poetike. 

Pra, Poeti, Sinan Sadiku, meriton falënderimin tonë, për këto poezi aq të mira, përmes së cilave na përcjell mesazhet që duhet të përcillen me këso ngrohtësish njerëzore, për ato sugjerimet që ndihmojnë secilin poet, poezi këto që në fakt janë arti që vjen nga shpirti, zemra dhe mendja e Poetit, vargje e poezi që i ka ndërtuar me aq kujdes, me çka ju ka dhënë fuqi jetike për sot, nesër dhe përgjithmonë.  

Për fund: 

Poetit, Sinan Sadiku, i urojmë nga zemra të kenë shëndetin e dëshirueshëm për Vete e Familje, që të na dhurojë edhe shumë e shumë vepra të tilla të vlerave të vërteta, vlera këto që frymëzojnë secilin lexues.  /2LONLINE/