DYLON

Tri premiera përgjatë dhjetorit do të shfaqen në Teatrin e Gjilanit

Tri premiera përgjatë dhjetorit do të shfaqen në Teatrin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e Teatrit të Qytetit të Gjilanit kanë bërë me dije se në kuadër të programit të shfaqjeve që do të jepen në skenën e teatrit përgjatë muajit dhjetor janë edhe tri premiera.

Siç ka bërë me dije drejtori Erson Zymberi, ndër tjerash, edhe tri super premiera të reja na presin këtë muaj, transmeton 2LONLINE.com

3 dhjetor, me fillim nga ora 11:00 në bashkëpunim me Qendrën PEMA, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta,  sjellim shfaqjen për fëmijë “Kësulëkuqja dhe Ujku”.

EkoHigjiena

20 dhjetor, vjen shfaqja A.Y.L.A.N nga Jeton Neziraj, regjia: Blerta Rrustemi-Neziraj.

28 dhjetor, vjen shfaqja e Teatrit Magjik të Fëmijëve “Të ëndrrash borën përsëri” bazuar në tregimet fantastike të autorit David Furumotto.

Përndryshe, më poshtë keni në tërësi kalendarin e shfaqjeve për muajin dhjetor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.