DYLON

Tri mënyra për të larguar dhimbjen e kokës

Avatar photo Redaksia

Të lehta apo të forta, të shkurtra apo të vazhdueshme, të gjithë i kemi provuar. Paracetamoli dhe pirja e ujit i lehtësojnë dhimbjet e kokës, por ka edhe disa mënyra të tjera, tërësisht natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre.

1. Masazhet.
Masazhoni dorën në pjesën mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, me lëvizje rrethore. Vazhdoni disa minuta në njërën dorë e pastaj kaloni në dorën tjetër. Kjo është një nga zonat që përkon me pjesën e kokës, ku fillojnë dhimbjet që ndjeni. Një lloj tjetër masazhi është ai në zonën e tëmthave, gjithnjë në mënyrë rrethore. Ndihmon për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur tensionin.

EkoHigjiena

2. Kompresat e ftohta e të ngrohta.
Kur ndjeni një dhimbje pulsuese, vendosni mbi ballë një pecetë të ftohur më parë, ose një qese me perime të ngrira, të mbështjellë me një pecetë. E ftohta i shtrëngon enët e gjakut dhe ato, duke u mbledhur, nuk prekin receptorët e ndjeshmërisë. Me këtë teknikë,ju mund edhe t’i paraprini një dhimbjeje të fortë, që e ndjeni se mund t’ju kapë së shpejti. Në rast se dhimbja është shtrënguese, vendosni në qafë një pecetë të ngrohur më parë e në të njëjtën kohë, zhysni këmbët në ujë të ngrohtë.

3. Vajrat aromatike.
Aromat e ndryshme e sidomos ato të livandës apo të mentes ju ndihmojnë të qetësoheni e të çlironi tensionin apo stresin e grumbulluar gjatë ditës. Hidhni disa pika vaj mbi ballë, masazhojini lehtë dhe nëse mundeni, shtrihuni në një ambient të freskët, të qetë e të errët. Për një zgjidhje më të shpejtë, merrni 2 qese me çaj menteje, lagini dhe shtrydhini nga uji i tepërt. Më pas vendosini mbi ballë apo mbi qepallat e syve. Mbajini për 5 minuta. Ndihmon për t’u qetësuar dhe për të çliruar tensionin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.