DYLON

“Tri mendje në ankand” shfaqja më e mirë e Festivalit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Shfaqja “Tri mendje në ankand” me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresi ishte shfaqje që përmbylli Festivalin me karakter garues të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2014”, me ç’rast , kjo shfaqje edhe u shpall si më e mira e festivalit, nga juria në përbërje nga  Rajmonda Bulku, Jahi Jahiu e Agim Selimi.

Kjo juri e posaçme për këtë Festival , ka përcjellë të gjitha shfaqjet, e ka  bërë të ditur për vendimet. Kështu, çmimin “shfaqja më e mirë e Festivalit”  e fitoi shfaqja  ““Tri mendje në ankand” , e Teatrit “Metropol” nga Shqipëria.

EkoHigjiena

Çmimin për tekstin-dramën më origjinale, e mori Ferdinand Hysi,  me çmimin regjia më e mirë e Festivalit, sipas jurisë, u vlerësua regjisorja Blerta Neziraj.

Çmimin aktori më i mirë i Festivalit e mori Gëzim Bucollit, ndërsa epiteti i aktores më të mirë i takoi aktores Amernis Jovanovska – Nokshiqi.

Çmimin e veçantë për arritje jetësore e mori Nexhmedin Ymeri, ndërsa si aktore më me perspektivë është zgjedhur Tringa Hasani., derisa aktorja Elona Hyseni u vlerësua për rolin më të mirë dytësor

Përndryshe, Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” vazhdon me aktivitete të tjera.  Kështu më 26 janar kemi festivalin e muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës”,  për të vazhduar me 31 janar kur kemi Orën e Madhe Letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit letrar  për poezi e tregim, derisa “Fest Flaka”, Festivali i Muzikës popullore do ta përmbyll manifestimin e këtij viti të “Flakës së Janarit 2014”. /2lonline/







Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.