Kampioni në fuqi Drita do të zhvillojë ndeshjen kampionale të javës së 19 kundër Trepca 89’ në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për të dyja klubet, të cilat nuk gjenden edhe mirë në renditjen tabelare pasi Drita është në pozitën e 7, ndërsa Trepca 89 në vendin e 9.
Parimisht, klubet jo që nuk kanë gjasë për titull, por edhe mund ta rrezikojnë mbijetesën në IPKO Superligën e Kosovës. Drejtësinë në këtë takim do ta ndaj gjyqtari kryesorë Alban Shala dhe ndeshja do të fillojë nga ora 13:00.
Në përkrahje të Kaltër e Bardhëve nga Gjilani kanë udhëtuar edhe tifozët ‘Intelektualët” me një autobus privat.
Ata kanë premtuar se do jenë lojtari i 12-të i klubit edhe në këtë sfidë.