DYLON

Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria

Avatar photo Redaksia

Treni e ka goditur shtetasen e Sirisë në afërsi të fshatit Miratoc, në Preshevë. Nga kjo goditje refugjatja ka pësuar thyerje të disa brinjëve. Me ndihmën e shpejtë pacientja është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, nga është transportuar në në Qendrën Klinike në Nish.

Kjo grua ka marrë lëndime në disa brinjë në pjesën e djathë , kurse pas diagnostifikimit të plotë është dërguar për në Nish, ka thënë zëdhënësja e Qendrës Shëndetësore në Vranë, Beba Kanacki, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Ajo ka kumtuar se për kujdesin shëndetësorë të gruas nga Siria janë kujdesur mjekët nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Vranjë.

Zëdhënësi i policisë së Vranjës Goran Jovciq ka deklaruar se treni e ka goditur refugjaten mbrëmë rreth orës 23:40 minuta, në afërsi të Miratocës.

Në këtë fshat kufitar gjendet edhe kampi për strehim të përkohshëm të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.