DYLON

Trembëdhjetë zyrtarë policorë përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt

Trembëdhjetë zyrtarë policorë përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt
Avatar photo Redaksia

Sot, më datën 08 dhjetor 2023, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht, u mbajt ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, z. Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

EkoHigjiena

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi. Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK edhe AKI –ja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.