DYLON

“Trekëndëshi poetik paqes” mbledh në Karadak poetët e rajonit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të dielën në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve për ditët e lirisë, është mbajtur “Trekëndëshi poetik i paqes”, manifestim ky rajonal i poezisë, që bashkon poetët nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e Shqipëria.

Manifestimi është hapur te guri i kufirit që ndan tri shtetet e rajonit, Kosovë, Maqedoni e Serbi (Luginë e Preshevës), ku poezitë e tyre i kanë lexuar Arsim Halili (Preshevë), Ramadan Mehmeti (Kosovë) e Selajdin Shabani (Maqedoni), për të vazhduar pastaj në ambientet e restorantit “Dunavi” me pjesën “Koha e poezisë”, ku janë prezantuar dhjetëra poetë shqiptarë nga rajoni.

EkoHigjiena

Temë qendrore e manifestimit poetik “Trekëndëshi i paqes” sivjet ka qenë krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, për të cilën folen Mahmud Hysa dhe Ramadan Musliu.

Ndërsa, Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, duke përshëndetur manifestimin në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se poetët, me penën dhe vargjet e tyre, janë më meritorët për këtë takim, sepse ata nuk njohin kufij e pengesa, ndërkaq ne si autoritete komunale e kemi për obligim që t`ju ofrojmë përkrahjen që meritoni, ka thënë ai.

Ndërkaq, një fjalë rasti e ka mbajtur Sabit Rrustemi, udhëheqës i Ars Clubit “BeqirMusliu” që është organizator i “Trekëndëshit…”, me përkrahjen e Njësisë për Kulturë, Rini e Sport si dhe MKRS.

“Ishte një ide, një dëshirë e një qëllim i mirë, po që u bë dhe realitet yni, për ta nderuar Ditën e Lirisë dhe Ditën e Paqes për Kosovën, me prani poetësh e vargjesh, nga ky trekëndësh kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni”, ka thënë Rrustemi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.