DYLON

“Trekëndëshi poetik i paqes” ka hapur konkurrimin e poetëve për pjesëmarrje

“Trekëndëshi poetik i paqes” ka hapur konkurrimin e poetëve për pjesëmarrje
Avatar photo Redaksia

Luten krijuesit nga Zona e Trekëndëshit kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni si dhe nga hapësira mbarëshqiptare e diaspora që të konkurrojnë me nga një poezi të pabotuar për Manifestimin Rajonal të Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes’, i cili do të mbahet kah fundi i gushtit, e që thjeshtë është një Festival Ballkanik i Poezisë, ka bërë të ditur organizatori “Ars Club “Beqir Musliu”.

Afati i dërgimit është deri më 26 korrik 2018 përmes faqes së Ars Clubit në facebook, apo edhe emailit: [email protected]

Një Juri letrare e Ars Clubit “Beqir Musliu”, do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të arrira artistikisht dhe, do t’i ftojë poetët – autorët e poezive të përzgjedhura, në këtë Manifestim.

EkoHigjiena

Poezitë e përzgjedhura, përveç që do të lexohen, njëkohësisht edhe botohen në revistën e këtij Manifestimi që mbanë të njëjtin emër, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.