Tregimi që fitoi Çmimin e dytë në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2019

Tregimi që fitoi Çmimin e dytë në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2019

Tregimi që fitoi Çmimin e dytë në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2019

Lindita DODA

LËNGU I SHPIRTIT

Kishte disa ditë që në pragun e shtëpise sime gjeja një qen.
Madje njërën nga ditët kishte zënë gjysmën e portës. Më kaploi një frikë qē i ndodh njeriut
nga fantazitë e përballjes me të panjohurën.E futur në grindje me frymëmarrjen herë duroja
vuajtjet e saj egërsore e herë ajo më bindej e ndalonte me mua pa guxuar të më
kundërshtonte. Përpiqesha pa shumë sukses ta ndaloja atë ritëm brutal të frikës.
Mëdyshjesh me shikim të zgjeruar shtyj lehtë portën e shtëpisë drejt e futem nxitimthi.
Bishtësysh e ndiqja atë krijesë që shoqëronte frikën time me dy drita si shkëndija të
dobëta. Ato shkëndia për çudi kishin një vështrim paksa miqësor. Të nesërmen më priste
sërish, por tashmë më kishte zënë pothuajse plotësisht hyrjen. Një mijë mendime të
paqarta kaluan në çast shpirtit tim, që tani po më dukej gjysmë rob i asaj krijese të egër.
Drejtuar hyrjes, në heshtje i ndieja goditjet e zemrës madje i mallkoja ato të rrahura që
shkaktoheshin nga mbledhja e gjakut duke pasur frikë. Shikoja përreth për diçka
mbrojtëse, madje imagjinoja dhe livizjet kur ta godisja, por hoqa dorë, preferova të bëja
indiferenten fundja thërrita të vetmen armë, gjakftohtësinë. Megjithëse të shtirur, por që
me njërën do bëntë punë o me shpërfilljen, o me frikën time ndaj kësaj krijesë
këmbëngulëse të paftuar.
Teksa isha përballë hundës së tij, e pashë të qëndronte me pamjen e një pronari paqësor të
shtëpisë.
-Diku e kisha parë këtë qen, ose të paktën kështu më dukej, sepse po më shihte me një
vështrim të çuditshëm miqësor. Një vështrim i një pafajësie përvuajtëse.
E qetësuar, ndalova ta vështroja atë kreatyrë të natyrës.
Qimet e barkut dhe të këmbëve i shkëlqenin nga ngjyra e bardhë, kishte disa pikla të vogla
vezake ngjyrë kadifeje që formonin byzylyk të bukur rreth këmbëve. Bishti gjithashtu ishte
i bardhë, por mbaronte me ca unaza gri të errëta.Pjesa e sipërme e lëkurës e përhimtē me
ca njolla ishullore të rralla të bardha. Ky mik i qetë dhe i frikshëm gulçonte me nje
qëndrim të këndshëm ku binte në sy koka që cohej mbi dy këmbët e drejtuara përpara që i
jepnin kësaj kafshe një qëndrim mbretëror.
-Tashmë e çliruar krejtësisht nga frika po vështroja sytë e tij. Shtrihu këmbët përpara për
t’u çmpirë. Më vështronte duke lëvizur kokën nga pozicioni vertikal në atë të orës
tre…shenjë e cila tregonte një sjelljë të butë e miqësore.
-E vështroja drejtpërdrejt në sy atë krijesë të çuditshme tashmë dhe unë në një mënyrë
përkëdhelëse.
-Të kanë përzënë aaa,- i them me gjysmë zëri…!
Më lejoi t’ia shkoja dorën dhe t’i përkëdhelja kokën. Vështroja sytë e tij të zbutur, kur
vazhdoja përkëdheljet gjersa bëri një mërr -mërr -mërrrrrr.,
U ula në gjunjë dhe po e vështroja drejtpërdrejt në sy.
-Çudi, në ato sy kishte një vështrim të vagulluar.
-Kisha koha që nuk shikoja vështrim të tillë…!
-Sytë e tij të zmadhuar shkëlqenin nga një lloj lëngu shndritës .
Shkëlqim në një mënyrë të tillë, që veç sytë mirënjohës e kanë, ata sy që nuk dëshirojnë
gjithçka e gjithkënd.
-Lëng shpirti më erdhi në mend.
-Brenda atij lëngu notojnë dhimbjet dhe gëzimet, por dallgët e tij s’ia kishin fshirë
shkëlqimin mirënjohës.

-E kisha harruar atë vështrim, atë lloj shkëlqimi sysh, atë lloj lëngu s’e shihja më në njerëz.
-Si u shterr nga sytë e njeriut ky lëng !?
-Ndoshta toka e përpiu, e njerzit tashmë janë bërë sypërdhes, ta fshehin mungesën e tij,
s’të shohin më në sy.
Dhe kjo krijesë e sinqertë, s’i fsheh sytë e më vështron ngultas…!!!
O Zot..! Një drithërimë e ftohtë ma kaploi shpirtin….Kush ia ka terur syve të njeriut lëngun
e shpirtit?
-Thua kjo kafshë ia paska vjedhur…!
Ata sy kishin diçka të mirë, mirënjohëse, dashamirëse.
Ndjeva të më ngroheshin cepat e buzëve nga një burim i nxehtë e i trishtë që më rrokullisej
faqeve.
-Ah u kujtova, – veç gjyshja ime kishte një lloj shkëlqimi të tillë në lëngun e syve.
Po çmendesh,- mendova me vete.
Krahasoj sytë e gjyshes me të këtij qeni që s’është as imi…
Po si? As ushqyer s’e kisha ndonjëherë!
-Pse tek qeni ai vështrim…?
-Pse kishte kohë që s’e shihja më atë lloj vështrimi?
Pse?
-I ktheva krahët, por prapë isha e bindur se gjyshja i mori me vete kur iku ato sy aq
mirënjohës.
-U ktheva i dhashë diçka për të ngrëne dhe ika.
Ndenjti disa ditë në shtëpine time.
-E largoja shpesh të ikte tek i zoti, por kthente kokën sikur më thoshte:
“Gjatë do t’rrimë bashkë miq, kot bën…
-Dhe ti e di këtë”.
Kur kthehesha nga puna,më shihte nga larg,më brofte përpara dhe bënte atë tetën e
zakonshme përkëdhelëse duke u mgatërruar hapave të mij,tundëte bishtin i kënaqur se
fshihte ngazëllimin,madje dukej sikur kthimi im në shtëpi ishte gjëja më e bukur që i
kishte ndodhur gjatë gjithë ditës.Miqësia jonë u formësua…!Gardhonte territore përreth
pragut që vec ne të dy i kalonim pa “ID’’.
-Një ditë, kur po kthehesha nga puna, e takoj fqinjën përpara oborrit.
Me dorën si strehë mbi fytyrë më foli:
-Kam ardhur të marr qenin tim.
-Përshëndetje Myrvet, – ia kthej me qetësi.
-Ishte fqinja ime, por që gjithmonë kisha bërë indiferenten insistimit thumbues të shoqërisë
së saj.
-Kam ardhur të marr qenin tim,,- më përsëriti me ton urdhërues.
-Ah,qeni yt është Bako, (kushtu ia kisha vënë emrin).
-E dija se diku e kisha parë, por s’isha e sigurt se është juaj.
-E gjeta te pragu i shtëpisë sime, – i thashë disi e zënë në faj.
U afrova pranë portës së bashku me Myrvetin. Qeni filloi tē lehë si i tërbuar…. Bredhte nga
njëri qosh në tjetrin dhe gulçonte nga të lehurat.
-Vura re që qeni nuk e duronte dot Myrvetin.
Kafsha e njeh mirë shpirtin e njeriut! E ndien aromën e tij.
-Ata e duan njeriun, kur ky i do.
-Në përpjekje të dështuar t’i afrohem dhe vetë pasi sikur më thoshte “përzëre”, “përzëre atë

“.
Më erdhi në kokë një ide.
-Ma shit mua qenin Myrvet, – i lutem.
-Fytyra e saj u bë me e zbehtë, më hënore, tiparet saj u bënë edhe më të ftohta dhe të
ngrira, dukeshin si të derdhura në bronx. Hunda e lijosur në majë m’u duk si një turjelë që
m’u afrua fytyrës. Me ca sy të vegjël si të kunadhes e krejt pa qerpikë më hetoi nga koka te
këmbët.
Qeni jargonte të lehurat me një lloj energjie të egër të frikshme.
-Syte e Myrvetit u zmadhuan . Më kthehu krahët duke turfulluar. Diç mallkoi nëpēr
dhëmbë dhe u largua.
As që mund ta imagjinoni dot xhelozinë e asaj gruaje kundrejt një kafshe të pafajshme.
Me siguri e helmoi…Dhe kafsha e shkretë, duke u hequr zvarrë, mbërriti edhe një herë te
pragu i shtëpisë sime.
Rënkimi i tij më oshtin akoma në vesh.
Dy pika nga lëngu i syve të tij ranë në tokë.
E varrosa diku afër shtëpisë në hijen e një ulliri të vjetër dhe u largova me shpirt të lënduar
e duke u grindur me kohën për këtë pështjellim qeniesh.

Shifra: Ora e Diellit

KOMENTE