DYLON

Tre vite burgim për të akuzuarin F. B. iu kishte bashkangjitur ISIS-it

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykimin PKR.40/2016. Pas pranimit të fajësisë në tërësi nga i akuzuari F. B., trupi gjykues e ka dënuar me burgim nëkohëzgjatje prej 3 (tre) vite.

I akuzuari F. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 Shkurt 2015, iu ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara.

EkoHigjiena

Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës. Me këtë i akuzuari F. B. ka kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues ka dënuar me tre vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do të vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet të akuzuarit. Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.