DYLON

Tre të arrestuar për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Tre të arrestuar për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se  për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gjilan, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit.

EkoHigjiena

Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një 22 vjeçar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër  29 vjeç, është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.

Raporti  i policisë:

VRASJE E RËNDË

Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar  ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.