DYLON

Tre të arrestuar për kontrabandim me migrantë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot në mëngjes Njësia Hetuese e Policisë Kufitare të Kosovës e kreu një operacion të arrestimit dhe të bastisjes si pjesë e hetimeve lidhur me veprat penale të Krimit të organizuar dhe të Kontrabandës së emigrantëve. Me këtë rast u arrestuan tre të pandehur dhe u bastisën tri prona në zonën e Gjilanit dhe të Vitisë.
 
Aksioni i Njësisë Hetuese të Policisë Kufitare të Kosovës u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë zvicerane të sundimit të ligjit, të cilat zhvilluan operacione të njëkohshme të arrestimit dhe të bastisjes në Zvicër.
 
Arrestimet dhe bastisjet në Kosovë u zhvilluan si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar të cilin po e udhëheq një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PRSK). /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.