DYLON

Tre të arrestuar, dyshohen për vjedhje në një shtëpi

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë  bërë të ditur se janë prangosur tre të dyshuar, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën “Vjedhje e rëndë”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur  se ankuesi S. M. me banim në Gjilan, ka raportuar në Stacionin Policor,  për rastin e vjedhjes në shtëpinë e tij dhe se njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit pas një pune intensive operative, kanë arritur ti arrestojnë tre të dyshuar.

EkoHigjiena

“Pas intervistimit që të tre kanë pranuar se së bashku, kanë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit. Dëshmi si prova për gjykatë janë gjetur një zmadhues zëri i telefonit Ifon, disa bizhuteri dhe një aparat për lojëra te markës Soni, janë konfiskuar nga i dyshuari i mitur”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari i mitur, është ndaluar për 24 orë, ndërsa për të dyshuarit L. I. 1995 dhe G. M. 1995, është caktuar masa e ndalimit për 48 ore, ne Qendrën e ndalimit në Gjilan, dhe ndaj këtyre është ngritur kallëzim penal “Vjedhje e rëndë”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.