Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Serbisë me vendbanim në Luginë. Arrestimi ndodhi pasi ata, dy viktimave – një mashkull dhe një femre, u kanë kërkuar 600 euro në mënyrë që të sigurojnë nga autoritetet serbe vërtetime për të shfrytëzuar rrugët ilegale për t’u futur në Serbi e me pastaj t’i dërgojnë deri në kufirin Serbi –Hungari.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje , kurse vetura Golf me targa të Serbisë është konfiskuar.