DYLON

Tre nxënës gjilanas në finalen e leximit artistik

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, nxënësit e shkollave të komunës në vazhdimësi po tregojnë suksese dhe se, siç kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj drejtorie, në garën mbarë shtetërore për lexim artistik me rastin e Ditës Botërore të Librit morën pjesë edhe nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit.

Gresa Salihu, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “’Thimi Mitko”, Hamide Veseli, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Abaz Ajeti” dhe Altina Demati , Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Zija Shemsiu”, këto nxënëse, me sukseset e tyre arritën në finalen e kësaj gare që do të mbahet të shtunën, më 23.04.2016. në teatrin “DODONA” në orën 14.30.

EkoHigjiena

Drejtoria e Arsimit i përgëzon këto nxënëse të shkëlqyeshme dhe ju uron sukses e fitore në garën finale. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.