Nga: Festim Shkodra
Tre garues nga Komuna e Gjilanit, nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, vazhduan traditën e sukseseve të gjilanasve nē garat e matematikës.
Ata u përzgjodhën në ekipet përfaqësuese të Kosovës, pas një vargu të garave dhe testimeve te organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK).
Matematikanja e re gjilanase Era Jonuzi, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arriti të përzgjedhet në ekipin 4 anëtarësh të Kosovës, që do të përfaqësojë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2023, që sivjet do të mbahet në Slloveni më 13-19.04. 2023.
Poashtu edhe matematikanët e rinj gjilanas: Lum Jerliu dhe Olt Imeri, maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti në Gjilan, arritën të përzgjedhen në ekipin 6 anëtarësh të Kosovës, që do të përfaqësojë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023, që sivjet do të mbahet në Japoni më 02-13.07. 2023.
I urojmë shumë suksese këtyre garuesve nga komuna jonë si dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të ekipeve përfaqësuese të Kosovës, në EGMO 2023 dhe IMO 2023!
Suksese!