/2L ONLINE/ – Policia e Gjilanit ka bërë të ditur për dy raste të ndara kur personat që kërkonin lëmoshë, në mjedise publike, kanë bezdisur qytetarët, me këtë rast policia ka ndërhyrë i ka arrestuar ata dhe pas procedurave janë liruar dhe raste janë proceduar në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Në këto dy raste, bëhet fjalë për një qytetar të Kosovës dhe dy qytetare të Shqipërisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin e parë, ka thënë se nga Policia e Kosovës është takuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës, duke kërkuar lëmoshë në vende publike, ku me këtë rast edhe ka bezdisur qytetarët.
Sipas tij, në konsultim me organin gjyqësor, i dyshuari pas arrestimit është liruar dhe rasti është proceduar në Gjykatën Themelore.
Ndërsa, në rastin tjetër zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se po të njëjtën ditë nga njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës janë takuar dy të dyshuara shtetase të Shqipërisë duke kërkuar lëmoshë në vende publike, ku me këtë rast edhe ka bezdisur qytetarët.
Sipas Hashanit, rastet veç e veç procedohen në Gjykatën Themelore, në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/