DYLON

Tre lojtarë të Dritës pjesë e kombëtares

Tre lojtarë të Dritës pjesë e kombëtares
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita ka bërë me dije se tre lojtarët e saj, Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar dhe janë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18.

“Me krenari të madhe njoftojmë se talentët tanë, Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar dhe janë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18. Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme, por njëkohësisht edhe dëshmi e punës së palodhshme që po bëhet nga KV Drita Meshkujt me gjeneratat e reja”, thuhet në njoftimin e KV Drita.

EkoHigjiena

Drejtuesit e skuadre “bardh e kaltër”, janë shprehur se janë jashtëzakonisht krenarë që tre volejbollistë të klubit Drita do të përfaqësojnë ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo arritje tregon se e ardhmja e volejbollit kosovar është në duar të sigurta dhe se KV Drita vazhdon të jetë një vatër e zhvillimit të talentëve të rinj.

“I urojmë Engjëllit, Kejsanit dhe Malit shumë suksese me fanellën Dardane. Vazhdoni të na bëni krenarë. KV Drita Meshkujt – aty ku talenti zhvillohet dhe ëndrrat bëhen realitet”, thuhet në njoftimin e KV Drita.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.