/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 21:45 min. Njësitet e Trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur, deri sa dy njësit ishin duke lëvizur në drejtim të Vitisë nga fshati Pozhoran.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë se i dyshimti F. D. (1977), Shqiptarë Shtetas i Kosovës, deri sa drejtonte traktorin pa drita, dhe kurrfarë ndriçimi sinjalizues, nga mbrapa goditet nga automjet i udhëtareve Opel Corsa me tabela 06, që drejtohej nga vozitësja Shqiptare Shtetase e Kosovës.
Si pasoj e goditjes, lëndime trupore pësojnë përveç dy vozitësve të mjeteve edhe dy pasagjer që ndodheshin në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Hashani tha se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësore ne QE në Gjilanit dhe mbeten për trajtim të mëtutjeshëm.
“Fatkeqësisht vetëm këtë muaj kemi pas katër aksidente me lëndime të rënda trupore, të gjitha këto aksidente raportohen të jenë pasoj e mos pajisjes së makinave bujqësore dhe traktorëve me drita dhe mjete përkatëse sinjalizuese. Policia e Kosovës, si trafiku Rajonal por edhe njësitet Tjera të Policisë së Kosovës, si njësitet Patrolluese dhe sektoriale i kanë shtuar masat e kontrollit si në rrugët rajonale ashtu edhe në ato dytësore”, ka thënë toger Hashani.
Sipas itj, Policia ka apeluar tek të gjithë që këto ditë vere shumë bujq me traktor dhe makina tjera bujqësore janë ma të pranishëm nëpër rrugë për shkak të fluksit të punëve nëpër ara, drejtuesit e tyre të jenë të kujdesshëm dhe në as një mënyrë mos të dalin nëpër rrugë publike të pa përgatitur, teknikisht dhe pa sinjalizim të dukshëm.
“Me qëllim preventivë, policia e Kosovës do ti largoj nga trafiku të gjithë ata që hasen të pa përgatitur, duke qarkulluar pa drita në orët e vona dhe kur dukshmëria është e zvogëluar, duke marrë masa ligjore,që mos të lejojmë të ndodhin aksidente të rënda”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/