Arianit Sllamniku
/2L ONLINE/ – Pas 11 muajve negociata ndërqeveritare më 26 shkurt të vitit 2001 u miratua Traktati I Nicës në Nicë të Francës I cili ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të vitit 2003. Dokumenti në fjalë bie në dispozicion edhe një sistem tejet kompeks të votimit dhe vendimmarrjes ku shumica e shteteve anëtare ku nëse propozimi vie nga Komisioni europian ose në disa raste specifike me dy të tretat e votave, shumica e shteteve përmes sipërfaqes së territorit si dhe shumica e shteteve me numrin më të madh të popullsisë të cilat e arrijnë gjashtëdhjetë e dy përqind të popullsisë së përgjithëshme të shteteve anëtare e në disa raste edhe me përqindje me të lartë të vendimmarrjes deri në 67%.
Për qështje të caktuara dhe të ndjeshme me traktatin e Nicës, Këshilli ka pasur të drejtën e vetos, sidomos për qështjet e anëtarësimit të shteteve të reja apo edhe miratimit të buxhetit të BEsë gjë që është përdrorur në disa raste e sidomos mbahet mend qështje e të drejtës së vetos nga ana e Greqisë për anëtarësimin e Qipros duke anashkaluar shumicën e kritereve bazë për anëtarësim.
Në kohën kur Traktati I Nicës ishte në funksion si dokument i BEsë, qështja e Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit për shtetet të cilat aspironin BEnë duhej të ratifikohej nga qeveritë e shteteve anëtare të BEsë veç e veç si procedurë tejet komplekse dhe që kërkonte unanimitet për qështjen në fjalë gjë që në rastin e Kosovës, po të procedohej një dokument I tillë, me automatizëm do të mposhtej nga pesë shtetet anëtare të BEsë të cilat nuk e kanë njohur Kosovën e që aspiratat e saj do të përfundonin qysh në marrëveshjen e parë kontraktuale me BEnë.
Traktati I Lisbonës – shpresa e përmbysjes së byrokracisë vendimmarrëse
Koha për të cilën të gjithë luteshin, ishte hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës pasiqë thjeshtimi I votimit dhe marrja e vendimi ishte kyqe pas dështimit të miratimit të kushtetutës së BEsë dhe si rrjedhojë e saj pas dy tentimeve për miratim, erdhi në jetë Traktati I Lisbonës.
Votimi I shumicës së cilësuar, peshimi I ndryshëm I votës si dhe tri shkallët e kalueshmërisë deri sa të arrihet adoptimi I një ligji, ka bërë që traktati I Nicës të mbahet mend për nga burokracitë e vendimmarrjes ndër më të gjatat në historinë e BEsë që realisht merrte kohë me muaj të tërë.
Përdallim nga traktati pararendës me të tanishmin – të Lisbonës në aspektin vendimmarrës sipas analizave del se shtetet me popullësi dhe territor të mesëm humbin peshën e votës më shumë se ato me popullsi dhe territor të madh apo minor pasiqë shpërndarja dhe kalkulimi I votës bëhen sipas sistemit (Qualified Majority Voting) Votimi I shumicës së kualifikuar.
Pasiqë vendimmarrja me traktatin e Nicës në rastet e caktuara ishte e paraparë që të bartet edhe në qeveritë e shteteve anëtare për ratifikimin paraprak, me traktatin e ri procedurat e vendimmarrjes janë thjeshtësuar dhe tanimë për qështje të nënshkrimit me palët e treta, me automatizëm do t’a kryej këtë funskion BEja si institucion supranacional I cili do të ketë edhe kompetencën e ekzekutimit të asaj marrëveshje përmes institucioneve të saja.
Kjo nënkupton se vendimet e institucioneve supranacionale janë edhe vendime të cilat duhet të rrespektohen nga të gjitha shetetet anëtare të BEsë pa marrur parasyshë se shtetet veç e veç a kanë apo nuk kanë marrdhënie diplomatike apo qfarëdo qofshin ato me palën nënshkruese të marrëveshjes.
Traktati I Lisbonës çelësi I Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim për Kosovën
Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën do të nënshkruhet ndërmjet saj dhe BEsë pa miratimin e shteteve anëtare veç e veç si rrjedhojë e hyrjes në fuqi të traktatit të ri dhe rregullave të reja të vendimmarrjes gjë që edhe Këshilli I BEsë tanimë fuqinë e ka të bartur tek shtetet të cilat e kanë njohur pavarsinë e Kosovës falë sipërfaqes së territorit të tyre dhe numrit të madh të popullsisë siç është Gjermania, Franca, Anglia, Italia ku mbisudon edhe vendimi për largimin e të drejtës së vetos që ka qenë goxha një problem I madh në të kaluarën pasiqë shtetet anëtare si rasti I Greqisë me kërcënimin e saj për veto ka bërë që plotësimin e kritereve për anëtarësimin e Qipros, BEja t’I shiqojë nëpër gishta.
Qështja e cila duhet të ngritet nga ana e BEsë ka të bëjë me qështjen e referimit të saj në legjislacionin supranacional me çka Kosova do të duhej qysh herët të nënshkruaj MSAnë në një interval të përafërt kohor me shtetet e rajonit ku Maqedonia dhe Kroacia ishin nënshkruese të vitit 2001, Shqipëria më 2006, Mali I Zi 2007, Bosna dhe Hercegovina dhe Serbia më 2008 por statusi I papërmbyllur I saj, mos njohja e Kosovës nga pesë shteteve anëtare të BEsë si dhe proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës, Kosovën e ka bërë që të mos jetë në listën e shteteve të rajonit si nënshkruese e MSAsë deri më tani.
Por veprimi më gjenial I bërë për Kosovën është pritja e hyrjes së fuqi e Traktatit të Lisbonës pasiqë me traktatin e mëhershëm të Nicës, një akti I tillë ka qenë dashur të miratohej nga të gjitha qeveritë e shteteve anëtare veç e veç dhe tek pastaj të kalojë në Këshillin e BEsë dhe një hapin e parë pesë shtetet anëtare do ta rrëzonin një akt të tillë gjë që me Traktatin e Lisbonës marrëveshjen me palët tjera e bënë vetëm BEja dhe ajo me automatizëm njihet nga të gjitha shtetet anëtare.
Duke pasur parasyshë që tani me thjeshtimin e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve me palët tjera, me vet hyrjen në fuqi të traktatit të ri të Lisbonës, BEja I ka të thjeshtësuara por padyshim se ajo duhej që patjetër të thirrej në aktin e TFBE (Traktatit të funksionimit të Bashkimit Europian).
Marrur për së afërmi dhe në bazë të hulumtimit të mënyrave dhe referimit të aktit normativ të BEsë e që në këtë rast është TFBEja, neve konsiderojmë se çelësi I vetëm I thirrjes në ligj është neni 217 I TFBEsë që decidivisht thotë se: “BEja mund të lidhë marrëveshje me një shtet apo edhe shtete të treta ose organizata ndërkombëtare me detyrime dhe të drejta reciproke, për veprime të përbashkëta dhe procedura të veçanta”.
Pyetja me rëndësi me këtë akt do të jetë se: BE-ja me kend po nënshkuan marrëveshje?
Në këtë mes del se pala e cila lidhë marrëveshje me BEnë formalisht dhe ligjerisht po pranohet si palë e barabartë me shtetet tjera të rajonit të cilat kanë qenë pararenmdëse e të njejtit process të nënshkrimit të MSAsë, gjë që BEja një akt të tillë po e bënë duke I anashkaluar edhe pesë shtetet e saja anëtare që me traktatin në fuqi dhe referimit ligjor nuk mund të parandalojnë një proces I cili po pritet të përmbyllet me Kosovën.
Por në të njejtën formë dhe me të njejtën procedurë marrëveshje të tilla BE ka pasur edhe me Hong Kongun, Makaon dhe Palestinën!
A do të thotë se Kosova me këtë akt të nënshkimit në marrëveshjes së bashkëpunimit me BEnë do të nënkuptonte se perspektiva evropiane për Kosovën përfundon qysh tani?!
Por procesi dhe referimi I tillë për Kosovën a nënkupton se Kosova si subjekt juridik është e thirrur të jetë pjesë integrale e BEsë, ku për këtë pyetje përgjegja është dhënë qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003 ku Kosovës dhe Ballkanit perendimorë ju është bërë e qartë se I presin dhe janë të mirëse ardhur në BE si shtete anëtare të saj.
Andaj akti I nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nuk bartë vetëm rëndësinë e një akti formal juridik por edhe aspektin e subjektivitetit të shtetit të ri I cili dita ditës dhe me hapa të sigurtë po e merr formën e barabartë me shtetet tjera të rajonit dhe të evropës.
Neve na mbetet vetëm të angazhohemi për ngritjen e performancës dhe nivelit institucional të shtetit tonë, pasiqë qështja e integrimit të vendit dhe njohjes së subjektivitetit të saj tanimë po duket qartë se është proces I pakthyeshëm por avansimi I saj do të mvarej nga angazhimi ynë drejt standardeve të BEsë. /2L ONLINE/