DYLON

Trajtohet përfshirja e universitetit në platformat evropiane e-Twinning dhe e-Pale

Trajtohet përfshirja e universitetit në platformat evropiane e-Twinning dhe e-Pale
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizim dhe zgjerimit të angazhimit në programet evropiane, Betim Berisha, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të zyrës Erasmus+ në Prishtinë.

Ai është pritur nga përfaqësuesit e Erasmus+ në Prishtinë,  ku pjesë e këtij takimi ishte edhe udhëheqësja e zyrës Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi.

EkoHigjiena

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në kuadër të programit Erasmus+ dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Në veçanti, u trajtua përfshirja e universitetit në platformat evropiane e-Twinning dhe e-Pale, të cilat ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional.

Ky angazhim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e prezencës ndërkombëtare të UKZ-së dhe në krijimin e partneriteteve të reja strategjike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.