DYLON

Trajtohen çështje të rëndësishme si performanca e Ndërmarrjes dhe garantimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë

Trajtohen çështje të rëndësishme si performanca e Ndërmarrjes dhe garantimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e dymbëdhjetë (XII) të rregullt për vitin 2025, në të cilën u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me performancën e përgjithshme të Ndërmarrjes dhe me garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për konsumatorët.

Në këtë mbledhje, Bordi shqyrtoi dhe miratoi pikat kryesore në vijim:

EkoHigjiena

Raporti i punës për muajin nëntor 2025, ku u diskutuan sfidat aktuale dhe u prezantuan planet për periudhat në vijim, me theks të veçantë në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me ujë gjatë muajve të ardhshëm. Duke marrë parasysh ndikimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e konsumit sezonal dhe presionet mbi infrastrukturën ekzistuese, Ndërmarrja po vlerëson masa parandaluese dhe zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe në cilësinë e kërkuar për të gjithë konsumatorët .

Aprovimi i Planit për Sigurinë e Ujit (PSU), si dokument kyç për menaxhimin e rreziqeve dhe garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve zhvilloi një punëtori dyditore, në kuadër të së cilës u trajtuan dhe më pas u aprovuan në mbledhje këto çështje me rëndësi strategjike:

Plotësimi/ndryshimi i Rregullores mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës;

Finalizimi dhe aprovimi i Draft Kodit të Etikës Profesionale dhe Standardit të Veshjes në KRU “Hidromorava” Sh.A.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti shprehën mirënjohje dhe falënderim të veçantë për të gjithë të punësuarit e Ndërmarrjes, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë vitit, duke kontribuar drejtpërdrejt në funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ndërmarrjes.

Po ashtu, u shpreh falënderim i veçantë për Ministrinë e Ekonomisë, konkretisht NJPMNP, për Komunat përkatëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për të gjithë donatorët, për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar në realizimin e projekteve dhe përmirësimin e shërbimeve.

KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar të avancojë performancën institucionale, të reduktojë humbjet teknike dhe komerciale, si dhe të forcojë besueshmërinë e sistemit të furnizimit me ujë, me qëllim ofrimin e shërbimeve të sigurta, të qëndrueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.