DYLON

Trajtohen çështje të rëndësishme për funksionimin dhe orientimin strategjik të Ndërmarrjes Hidromorava

Trajtohen çështje të rëndësishme për funksionimin dhe orientimin strategjik të Ndërmarrjes Hidromorava
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan mbajti Mbledhjen e katërt (IV) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan çështje të rëndësishme për funksionimin dhe orientimin strategjik të Ndërmarrjes .

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua: Raporti i Punës për muajin mars 2026, ku u prezantua ecuria e aktiviteteve operative, realizimi i detyrave të planifikuara dhe menaxhimi i proceseve të punës gjatë kësaj periudhe.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u diskutua gjerësisht mbi qasjen strategjike të punës së Ndërmarrjes, me theks të veçantë në: përmirësimin e efikasitetit operativ dhe organizativ, forcimin e planifikimit dhe menaxhimit të burimeve, avancimin e qeverisjes së brendshme dhe praktikave të mira të menaxhimit, si dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e reformave institucionale, forcimin e disiplinës së punës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Ndërmarrjes.

KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe të besueshme, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm institucional në të gjitha fushat e veprimtarisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.