DYLON

Trajnohen vullnetarët e Kryqit të Kuq

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Dega  e  Kryqit të Kuq në Kamenicë  në bashkëpunim me  Degën  e  Kryqit të Kuq  në Viti kanë mbajtur trajnim me temën  ‘Të kthyerit nga Suedia dhe gjendja e tyre psiko sociale” . Në trajnim murrën pjesë vullnetarë të Kryqit të Kuq, Dega në Kamenicë si dhe trajnerët e Kryqit të Kuq nga  lëmia  e Edukimit Shëndetësor, Ndihmës së Parë dhe Komunikimit.

Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë  tha se vullnetarët  e Kryqit të Kuq treguan një interesim të madh rreth personave të kthyer nga bota perëndimore  (Suedia ) si dhe gjendjen e tyre në vendlindje .

“Me këtë rast u debatuan këto tema: Planifikimi, trajtimi themelor psiko-social, fuqia e humanitetit, përkrahja  psiko-sociale, kufizimet, stresi, krizat, nevojat e fëmijëve,takimet,  metodat,  pikëllimi, vuajtja, puna me vullnetar, reagimet e vullnetarëve , kërkesat e vullnetarëve”, tha Morina.

Trajnimi u mbajt nga trajnerët Blerta Konesha dhe Shtatore Hajrizi, Në trajnim morën pjesë 17 vullnetarë  të Kryqit të Kuq dhe stafi. /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.