(2LONLINE) – Dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë në bashkëpunim me Degën e Kryqit të Kuq në Viti kanë mbajtur trajnim me temën ‘Të kthyerit nga Suedia dhe gjendja e tyre psiko sociale” . Në trajnim murrën pjesë vullnetarë të Kryqit të Kuq, Dega në Kamenicë si dhe trajnerët e Kryqit të Kuq nga lëmia e Edukimit Shëndetësor, Ndihmës së Parë dhe Komunikimit.
Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë tha se vullnetarët e Kryqit të Kuq treguan një interesim të madh rreth personave të kthyer nga bota perëndimore (Suedia ) si dhe gjendjen e tyre në vendlindje .
“Me këtë rast u debatuan këto tema: Planifikimi, trajtimi themelor psiko-social, fuqia e humanitetit, përkrahja psiko-sociale, kufizimet, stresi, krizat, nevojat e fëmijëve,takimet, metodat, pikëllimi, vuajtja, puna me vullnetar, reagimet e vullnetarëve , kërkesat e vullnetarëve”, tha Morina.
Trajnimi u mbajt nga trajnerët Blerta Konesha dhe Shtatore Hajrizi, Në trajnim morën pjesë 17 vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe stafi. /2lonline/