DYLON

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore
Avatar photo Redaksia

Ekipi i Kërkim Shpëtimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dhe Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore.

Kërkim Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) është organizata e vetme qeveritare për reagimin e parë në fatkeqësi ndërkombëtare dhe është një ndër ekipet më të përgatitura në botë, kjo ekip tani është në fazën e fundit të ricertifikimit nga Grupi Këshillimor Ndërkombëtar i Kërkim Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara (UN INSARAG).

EkoHigjiena

Gjatë këtyre ditëve ekipi ,,Heavy” për Reagim të Shpejtë nga KSH i Mbretërisë së Bashkuar është duke qëndruar në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit të FSK-së (QNTKSH), së bashku me një ekip të KSH nga Holanda, të cilët janë duke realizuar ushtrimin me skenarë të ndryshëm të fatkeqësive natyrore, në vend lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës.

Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Kërkim Shpëtimin Ndërkombëtarë nga Mbretëria e Bashkuar, që ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ngritjen e kapaciteteve të QNTKSH-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi të përbashkët është që FSK-ja të përfitojë sa më shumë nga eksperiencat e partnerëve të krijoj ndërveprueshmëri operacionale me partnerët dhe të ngrit kapacitetet trajnuese të QNTKSH-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.