DYLON

Trajnohen fermerët e lëmisë së perimekulturës në komunën e Vitisë

Trajnohen fermerët e lëmisë së perimekulturës në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

U mbajt trajnimi me fermerët e perimekulturës në fshatin Trestenik te fermeri Rasim Halili, kultivues i perimeve né serra për kultivimin e sallatës së gjelbër në serra, teknikat e ujitjes dhe plehërimi.

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Drejtorisë së Bujqësisë e që implementohet nga organizata KDC, ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimekulturës të komunës së Vitisë. Tema e trajnimit ishte “Kultivimi i sallatës së gjelbër në serra, teknikat e ujitjes dhe plehërimi”.

EkoHigjiena

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Trajnimi është mbajtur nga Viola Xhemajli Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie.

Foto dhe lajmi GLV- Vitia dhe DBZHR

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.