Novobërdë – (2LONLINE) – Nën organizimin e Grupit Lokal Kalaja u mbajt trajnim lidhur me menaxhimin e financave, teknikat e komunikimit dhe shkrimin e projekteve
Në organizimin e GLV-së Kalaja u mbajt trajnim për anëtaret e grupit lokal të veprimit Kalaja dhe atyre të GLV-it nga komuna e Parteshit.
Trajnimi është menaxhuar nga Organizata për Paqe dhe Tolerancë (CPT) Graqanic në kuadër të projektit EU RRK III.
Gjatë këtij trajnimi janë dhënë shumë informata në lidhje me mënyrën e menaxhimit të financave,teknikave të komunikimit me donator e kështu me radhë.Po ashtu në këtë takim kishte edhe pjesëmarrës tjerë të organizatave të komunës së Novobërdës të cilët morën informata shumë të nevojshme për punën e mëtutjeshme në gjetjen e fondeve dhe menaxhimin e projekteve.
Në përfundim e trajnimit pjesëmarrësit u pajisen me certifikata të vijueshmërisë. /2lonline/