Trajnime për zyrtarët doganor për zbatimin e legjislacionit të metrologjisë ligjore
Me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, për zyrtarët doganorë është zhvilluar trajnimi me temën “Implementimi i legjislacionit nga fusha e metrologjisë ligjore (Direktivave MID dhe NAWI) në procedurat doganore – Kontrolli i mjeteve matëse gjatë importit dhe lejimi i futjes në treg”.
Trajnimi është mbajtur nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe ka pasur për qëllim rritjen e njohurive dhe kapaciteteve profesionale të zyrtarëve doganorë për identifikimin, kontrollin dhe trajtimin e duhur të mjeteve matëse që importohen në Republikën e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi të metrologjisë ligjore dhe kërkesat e Direktivave MID dhe NAWI.
Ky trajnim kontribuon në rritjen e profesionalizmit të zyrtarëve doganorë, zbatimin më efikas të kërkesave ligjore dhe forcimin e kontrollit të produkteve që hyjnë në tregun e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet relevante, me qëllim të sigurimit të një kontrolli sa më efektiv dhe zbatimit të drejtë të legjislacionit. /2LONLINE/
