DYLON

Trajnime për fermerë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Që nga e dita e enjte, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan do të fillojë me trajnimin e fermerëve në çdo sektor Bujqësor.

Kjo do të bëhet nga ekspertë të drejtorisë ndërsa tema e parë që do të trajtohet do të jetë “Prodhimi i fidanëve të perimeve në serra”.

EkoHigjiena

Përndryshe, sipas zyrtarëve të drejtorisë përkatëse, qëllimi i trajnimeve është që fermerët të njihen me teknikat e reja të kultivimit të kulturave bujqësore si ato të drithërave, pemëve, perimeve por edhe të prodhimeve shtazore siç janë prodhimi i qumështit, mishit, vezëve mjaltit etj, me qëllim të aplikimit të teknologjive të reja për të rritur rendimentet në fermat e tyre dhe për të përmirësuar kualitetin në prodhim.

Trajnime do të ketë çdo të enjte dhe do të zgjasin deri më 10 prill. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.