DYLON

Trajnim pesëditor me temë: “Menaxhimi Ekzekutiv i Udhëhequr nga Integriteti”

Trajnim pesëditor me temë: “Menaxhimi Ekzekutiv i Udhëhequr nga Integriteti”
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me ICITAP-in mbajtën trajnim pesëditor për udhëheqësit e lartë të MPB-së dhe agjencive të saj, ku u certifikuan gjithsej 27 zyrtarë.

Objektiv i përgjithshëm i këtij trajnimi ishte ofrimi i shkathtësive dhe koncepteve që mund të zbatohen nga zyrtarët në punën e tyre të përditshme, si dhe ngritjen e mëtutjeshme të aftësive menaxheriale duke zhvilluar procese të qëndrueshme të cilat sigurojnë institucione transparente, funksionale dhe të përgjegjshme të bazuara në sundimin e ligjit.

Në një fjalim rasti, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa falënderoi miqtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj MPB-së.
Ai tha se ky program i cili u mbajt këto pesë ditë, ka sjellë vlera të reja dhe ka ndihmuar që të ri-freskohen njohuritë e deritanishme.

EkoHigjiena

“ICITAP na ndihmon në shumë rrafshe dhe lirisht mund të them që është partneri kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përtej ndihmës në pajisje sikurse ato për forenzike, si dhe ato logjistike, programe si ky na sjellin përvojën e duhur dhe praktikat nga shteti më i avancuar i botës”, tha Mustafa.

Instruktor në këtë trajnim ishte Cameron Fisher, ligjërues nga Qendra për Siguri Publike e Universiteti Northwestern të SHBA-ve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.