DYLON

Trajnim për ngritje të kapaciteteve te KVRL-ve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor (KQVR) me përkrahje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)/ Departamentit të Rinisë organizoi në Prevallë trajnim tre ditorë për ngritje të kapaciteteve të Këshilleve Rinore Lokale (KVRL).

Gjatë këtij trajnimi po bëhet përgatitja e  Këshilleve Rinore për ngritje të fondeve, për mënyrën e përgatitjes së  një projekt propozim, menaxhimin e  një projekti  si dhe për identifikimin e donatorëve  të mundshëm për mbështetjen e projekteve të tyre që do t’i kenë në të ardhmën.

EkoHigjiena

Në trajnimin e parë që po mbahet në Prevallë, po marrin pjesë Këshillet Rinore Lokale  të e regjionit të Gjilanit dhe të Mitrovicës, ndërsa në javët në vazhdim do të organizohen trajnime edhe për regjionet e tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.