DYLON

Trajnim për Mentorim dhe Mbikëqyrje për zyrtarët e Policisë së Kosovës

Trajnim për Mentorim dhe Mbikëqyrje për zyrtarët e Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në bashkëpunim me OSBE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur trajnimi për Mentorim dhe Mbikëqyrje për zyrtarët e  Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ne bashkëpunim me Misionin e OSBE në Kosovë, dhe Kolegjin Policor në Mbretërinë  e Bashkuar, nga data 10 deri më 13 korrik, kanë organizuar  trajnimin me temë: ”Mentorimi dhe mbikëqyrja për zyrtarët e  Policisë së Kosovës”. Trajnimi kishte për qëllim përfitimin nga përvojat ndërkombëtare në ngritjen e aftësive të stafit menaxhues përbrenda organizatës së PK-së, të cilat aftësi mundësojnë avancimin e  potencialit profesional të kadetëve, policëve të rijë dhe  marrjen e përgjegjësive në të gjitha nivelet në strukturën organizative te organizatës .

20 zyrtarë policie të cilët morën pjesë, përpos pjesës teorike patën mundësinë përmes ushtrimeve të bazuara në skenarë të marrin njohuri për rëndësinë e mentorimit individual, ekipor apo ndikimin të cilin e ka mentorimi në  performancën e gjithë organizatatës. Aktiviteti ishte në përputhje me objektivat strategjike të Agjendës për Barazi Gjinore dhe Planit të Veprimit 2021-2023, dokument i cili ka për synim fuqizimin e  barazisë gjinore, gjithëpërfshirëse brenda organizatës.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës shfrytëzon rastin të falënderoj Misionin e OSBE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme ne ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të PK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.