DYLON

Trajnim për Menaxhimin e KRU-ve bazuar në Rezultate (MBR)

Trajnim për Menaxhimin e KRU-ve bazuar në Rezultate (MBR)
Avatar photo Redaksia

Në datat 8 dhe 9 tetor 2025, SHUKOS organizoi trajnimin me temë “Menaxhimi i KRU-ve bazuar në rezultate – MBR”, i mbajtur në Hotel Garden, Prishtinë.

Trajnimi u zhvillua në dy grupe dhe kishte për qëllim avancimin e menaxherëve të mesëm nga 7 kompanitë rajonale të ujësjellësit në Kosovë, si dhe pjesëmarrës nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, në zbatimin praktik të metodologjisë së Menaxhimit të Bazuar në Rezultate (MBR).

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të:

Njohin procesin e menaxhimit të punës sipas rezultateve;

Aftësohen për hapat e funksionalizimit të sistemit të MBR-së;

Diskutojnë kapacitetet mbështetëse që ndihmojnë në zbatimin e këtij sistemi.

Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve të ujësjellësit në Kosovë dhe NH “Ibër Lepenc”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.