Trajnim njëditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal

Trajnim njëditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal

Në Kamenicë, Organizata jo-qeveritare DardanaPress, ka mbajtur trajnimin e tretë njëditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal.

Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e kuvendit komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit, drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të kuvendit krahas financave komunale, procesin e planifikimit të buxhetit komunal, kornizat afat-mesme të shpenzimeve, parashikimeve e të hyrave buxhetore, etj.

“Qëllim i yni është që pjesa e buxhetit që ka të bëjë me investimet kapitale të hartohet së bashku me qytetarët, përkatësisht duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve. Bazuar në këto nevoja, të hartohet buxheti edhe prioritetet dhe ti orientojmë në këtë drejtim, në mënyrë që buxheti i paraparë për investime kapitale, të jetë tërësisht në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Sherafedin Vranja, projket menaxheri nga OJQ DardanaPress.

Konsulentja e OJQ-së, DardanaPress, Besime Maliqi të pranishmit i ka njoftuar mbi rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, burimet e financimit të komunave si dhe me procesin e planifikimit të buxhetit komunal.

Ndërsa Naser Hashani zyrtari i lartë i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka prezantuar hapat ligjore të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë që dalin nga ky ligj. Gjithashtu, ka sqaruar hapat specifik që shtjellohen më tej në Qarkore buxhetore të lëshuar nga Ministria e Financave.

”Sa i përket konsultimit publik, Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe Qarkorja buxhetore specifikojnë se çfarë forma të konsultimit publik duhet të ndodhin gjatë procesit të zhvillimit të buxhetit. Qëllimi i konsultimit publik është që të kontribuojë në formulimin e buxheteve komunale që reflektojnë nevojat dhe prioritetet e banorëve, si dhe përkushtimin komunal nd aj parimeve të qeverisjes së mirë të transparencës dhe llogaridhënies”, ka thënë Hashani

Në këtë trajnim përveç anëtarëve të Kuvendit kanë marrë pjesë Drejtoria për Buxhet dhe Financa, zyrtarja për barazi gjinore ,grupi joformal i grave, përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale.

KOMENTE