DYLON

Trajnim një-ditor për avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), në Kamenicë ka mbajtur trajnimin një-ditor mbi avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen në praktikë se si të lobohet,të njoftohen me çështjet e arritjes së publikut dhe komunikimit sa u përket çështjeve të rinisë, barazisë gjinore si dhe të informohen për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

EkoHigjiena

Shumica e të pranishmëve ishin anëtarë të Grupit Joformal të Grave të komunës së Kamenicës, zyrtarë komunal, qytetarë, të rinjë, etj. Në total rreth 30 pjesëmarrës.

Si rezultat i këtij trajnimi, të pranishmit u njoftuan më gjerësisht me kornizën ligjore që e rregullon çështjen për barazinë gjinore, pjesëmarrjen dhe përfshirjen qytetare, format dhe mënyrën e avokimit/lobimit, aktivizmin qytetar, etj. Gjithashtu, të pranishmit janë njoftuar edhe për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

Ky trajnimi ka shërbyer si mundësi për të diskutuar dhe avokuar tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale, lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve këshillëdhënës, të rinjve, grupit të grave, komuniteteve dhe këshillave të fshatrave për pjesëmarrje në vendim-marrje dhe politikë-bërje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.