Trajnim me temën: “Ruajtja e shëndetit mendor”
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK), në bashkëpunim me Divizionin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka organizuar trajnimin e radhës me temën “Ruajtja e shëndetit mendor”.
Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit mendor, menaxhimin e stresit dhe përballimin e sfidave me të cilat përballen zyrtaret policore gjatë ushtrimit të detyrave të tyre profesionale.
Përmes aktiviteteve të tilla, SHGPK synon të kontribuojë në mirëqenien e zyrtareve policore dhe në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm dhe mbështetës në vendin e punës.
SHGPK mbetet e përkushtuar në fuqizimin profesional dhe personal të grave në Policinë e Kosovës, duke vënë në fokus shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre të vazhdueshëm, thuhet në fund të njoftimit të SHGPK-së. /2LONLINE/
