DYLON

Trajnim me prodhuesit e qumështit me temën: ”Si të prodhojmë qumësht cilësor dhe të sigurt”

Trajnim me prodhuesit e qumështit me temën: ”Si të prodhojmë qumësht cilësor dhe të sigurt”
Avatar photo Redaksia

Prof.Asoc.Dr.Medin Zeqiri

Nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan u mbajt trajnimi me disa nga prodhuesit e qumështit me temën: ”Si të prodhojmë qumësht cilësor dhe të sigurt”

EkoHigjiena

Faleminderit për organizimin DBP-së, z.Ejup Byqmeti, drejtorit z.Bajram Isufi si dhe stafit të kësaj drejtorie.

Në trajnim morën pjesë disa nga prodhuesit e qumështit të Komunës së Gjilanit me që rast u informuan për praktikat e mira që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së qumështit.

Një lëndë e parë cilësore dhe e sigurt siç është qumështi jep edhe produkte cilësore si: kos, jogurt, djathë, gjizë etj. Këta prodhues shumica janë edhe kooperues me qumështoren KABI e vetme në rajonin lindje dhe ju krijon atyre siguri për ta plasuar qumështin duke garantuar së pari ekzistencën e fermës, zhvillimin e tyre, punësime, mirëqenie në familje dhe ushqim të shëndoshë për konsumatorin.

Drejtoria e Bujqësisë Gjilan, Qumështorja KABI dhe UBT sot bënë edhe një shërbim në komunitet duke ndarë informacione të teknologjisë së avancuar me prodhuesit e qumështit të kësaj ane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.