DYLON

Trajnim me drejtorët e shkollave për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie

Trajnim me drejtorët e shkollave për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie
Avatar photo Redaksia

U mbajt trajnim me drejtorët e shkollave për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ekipi Veprues për siguri në bashkësi në Viti, kanë organizuar sot një trajnim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili në fjalën përshëndetëse ka thënë se Vitia është njëra ndër komunat që ka pasur shumë organizime, sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtyre organizimeve ka qenë që kjo komunë të ketë klimë të qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë. Edhe prania e drejtorëve sot në këtë trajnim, tregon agjendën e mirëfilltë të Institucioneve komunale.

Andaj, të gjithë duhet të angazhohemi për luftuar ekstremizmin e dhunshëm”, tha kryetari Haliti. I pranishëm ishte edhe zv.koordinatori i mekanizmit referues në nivel vendi Muhamet Hyseni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.