DYLON

Trajnim mbi procesin e aplikimit për Grante

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë në Kamenicë, i ka ftuar të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme si dhe personat që janë te interesuar për hapjen e bizneseve te reja që të merrni pjesë në trajnimin lidhur me procesin e aplikimit për Grante për Biznese që do të mbahet më: 11 Shkurt 2016 (e Enjte), ora 13:00, në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”,salla e kuvendit.

Gjatë këtij takimi do të trajnohen nga stafi i AZHR – Lindje se cilat janë procedurat që duhet ti ndiqni gjatë aplikimit për Grantet e financuara nga BE-ja nëpermjet Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal ( ARDA ).
Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) ka lansuar Skemën e Grandeve për Zhvillimin e Sektorit Privat të financuar nga BE, e cila ka për synim t’i ofrojë mbështetje ndërmarrjeve ekonomikisht të qëndrueshme dhe krijimit e vendeve të reja të punës, si dhe të ofrojë mbështetje financiare në themelimin e ndërmarrjeve të reja private apo zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla ekzistuese. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.