DYLON

Trajnim i përbashkët në fushën e zhytjes FSK dhe FARSH

Trajnim i përbashkët në fushën e zhytjes FSK dhe FARSH
Avatar photo Redaksia

Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) realizoi trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes, i cili u realizua në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë, Republika e Shqipërisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e zhytjes, në thellësi dhe kushte të ndryshme operative si dhe shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëtarëve të të dy forcave ushtarake.

EkoHigjiena

Ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.