DYLON

Trajnim i përbashkët mbi hetimin e krimit

Trajnim i përbashkët mbi hetimin e krimit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Akademia e Sigurisë, ka nisur trajnimi mbi “Hetimin e Krimit”, i cili ka në fokus standardizimin e procedurave hetimore, teknikat e intervistimit, mbledhjen e provave dhe të menduarit analitik.

Me mbështetjen e partnerëve amerikanë nëpërmjet programit #ICITAP, në këtë trajnim të pestë që do të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Sigurisë, do të marrin pjesë 22 punonjës së AMP-së, dhe për herë të parë do të bashkohen edhe 4 punonjës së Inspektorati Policor i Kosovës

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, z. Eduart Merkaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj, falënderuan përfaqësuesit e ICITAP për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksuan domosdoshmërinë për vijimin e trajnimeve të përbashkëta, me qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira dhe krijimin e metodave të unifikuara në fushën e hetimit.

Që nga nisja e këtij cikli trajnimesh në vitin 2024 janë trajnuar gjithsej 65 punonjës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.