Regjimenti i parë i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së, që janë njësi të specializuara për të kryer stërvitje, këshillim dhe ndihmë për të kryer operacione me vendet aleate dhe partnere.
Trajnimi ka për qëllim ngritjen e nivelit taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të parë të Këmbësorisë. /2LONLINE/