• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Trajneri Vavalis pret ta nis kampionatin me fitore

Redaksia 2LONLINE 12 Gusht, 2023 3 min
 Trajneri Vavalis pret ta nis kampionatin me fitore

Në prag të edicionit 2023/24 në Superligë, FC Drita ka mbajtur konferencën e parë për media ku janë paraqitur trajneri Akis Vavalis dhe kapiteni Rron Broja, të cilët, ndër tjerash, folën për ndeshjen ndaj Llapit.

Trajneri Akis Vavalis tha se ka punuar me djemtë pas ndeshjeve në Evropë dhe se nesër pret ta nisin kampionatin e Kosovës me fitore.

“Është shumë e rëndësishme të fitojmë nesër ndaj Llapit, sepse periudha e Evropës ka përfunduar dhe tani duhet të jemi të fokusuar në kampionat. Do të takohemi me një skuadër të fuqishme si në organizim edhe financiarisht, por më e rëndësishme për ne është si do shkojë performanca jonë. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi konkurrencë në çdo pozitë, por kjo është ajo që duam që të kemi sa më shumë futbollistë në dispozicion”, ka thënë Akis.

Trajneri Vavalis tha se edhe në këtë kampionat që po fillon, Drita nuk do të jetë ndryshe, por me synime për fitore gjithmonë dhe synime të lartë, si titulli kampion dhe Kupa e Kosovës.

“Kemi me qenë më ofanziv, por gjithmonë duke e ruajtur formën dhe ruajtur portën. Sa i përket përbërjes kemi pasur bashkëpunim me Drejtorin Sportiv, Valon Zymberi dhe mendoj se kemi arritur përbërjen e duhur”, ka thënë ai.

Ndërsa, kapiteni Ron Broja tha se ndeshja ndaj Llapit do të jetë e vështirë dhe pret agresivitet.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj Llapit. Jemi munduar të punojmë gjatë gjithë javës sepse e dijmë që skuadra kundërshtare është përforcuar shumë. Jemi të vetëdijshëm që ndeshjet në Evropë dhe kampionat ndryshojnë, por shpresoj dhe besoj që nesër të qasemi me seriozitet, të jemi agresiv, të fitojmë ndeshjen e parë dhe tri pikë”, ka thënë Broja.

Në kuadër të javës së parë, FC Drita do të takohet me KF Llapin, e diele ora 17:00, stadiumi sintetik (te rrethi), Gjilan.   /2LONLINE/

Etiketa:AKis Vavalis aktuale Drita Gjilan Kampionati rekomandojmë Rron Broja sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com