DYLON

Trajneri Ramadani e futbollisti Manaj shprehen optimistë sa i përket ballafaqimit me AZ Alkmaar-in

Trajneri Ramadani e futbollisti Manaj shprehen optimistë sa i përket ballafaqimit me AZ Alkmaar-in
Avatar photo Redaksia

Të enjten skuadra gjilanase FC Drita,  në kuadër të UEFA Conference League, takohet me skuadrën holandeze AZ Alkmaar. Një ditë para kësaj përballje,  kryetrajneri iskaudrës ‘bardh e kaltër”,  Zekirja Ramadani dhe futbollisti Arb Manaj,  para mediave u shprehën optimistë.

“Nëse nuk do ishim të gatshëm nuk do kishim arritur deri këtu. Ne, kemi qenë të gatshëm në çdo takim, kemi dhënë maksimumin. Ne, si staf duke analizuar kundërshtarin duke dhënë informata tek futbollistët dhe duke bërë analizën edhe për këtë ndeshje, mendoj se ekipi është shumë i gatshëm për të dhënë maksimumin. Duhet të kemi shumë disiplinë taktike. Ekipi është mjaft i motivuar”, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Duke kujtuar se në këtë garë ku Drita ka 8 pikë pas 4 ndeshjeve, Ramadani shpreson shumë që skuadra të vazhdojë ecurinë pozitive.

“Shpresojë që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur” deklaroi trajneri Ramadani.

Kurse, futbollisti Arb Manaj theksoi se është i gatshëm për ndeshjen e nesërme. “Kemi analizuar mjaftë mirë kundërshtarin dhe shpresojë që nesër të dalim me një rezultat pozitiv. Shpresojmë që edhe Intelektualët të na mbështesin dhe të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.  /2LONLINE/

UEFA Conference League
FC Drita vs AZ Alkmaar
11 dhjetor | 18:45
Stadium: “FADIL VOKRRI” Prishtinë.