Trajneri i Swansea City me fjalë të mëdha për futbollistin kosovar

Trajneri i Swansea City me fjalë të mëdha për futbollistin kosovar

Trajneri i Swansea City, Steve Cooper, ka folur para ndeshjes me Barnsleyn që do të zhvillohet të shtunën.

Ai është pyetur edhe për Bersant Celinën, se a do të luajë në rolin e nr.10 apo në krahë.

“Unë mendoj se ai mund t’i bëjë të dy pozitat. Bersanti është një lojtar që mund të bëjë ndryshimin. Ai mund të krijojë dhe të shënojë. Ndonjëherë ka ndeshje të caktuara ku ai mund ta luajë në gjerësi, por ka edhe nga ato më nga qendra. Ndaj Preston ai lëvizi dhe ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë në pjesën e dytë. Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos ta përdorim me mençuri, por ai me siguri është një profil i një nr. 10”, ka thënë trajneri Cooper.

Ndryshe, Besart Celina po shkëlqen edhe me ekipin e Kosovës, duke u shndërruar në një organizator të lojës së bukur dhe me të drejtë nga tifozët cilësohet si truri i skuadrës.

KOMENTE