DYLON

Trajneri i SC Gjilanit shprehet optimist se do ta kalojnë pa problem xhiron e parë të UEFA Conference League

Trajneri i SC Gjilanit shprehet optimist se do ta kalojnë pa problem xhiron e parë të UEFA Conference League
Avatar photo Redaksia

Siç e dimë tani, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, (UEFA Conference League),  skuadra gjilanase SC Gjilani do të ballafaqohet me skuadrën Liepaja (Latvi), e trajneri, Zekirija Ramadani i cili javë më parë mori drejtimin e kësaj skuadre është prononcuar, duke shprehur optimizmin e tij se gjilanasit do ta kalojnë këtë xhiro dhe se synimet janë më të mëdha.

Ja prononcimi  i tij i plotë:

EkoHigjiena

“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar.

Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë raund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.