Gjilani e ka pësuar humbjen e dytë radhazi, derisa këtë herë është mposhtur nga rivali lokal, Drita në kryendeshjen e javës së shtatë.
Kryetrajneri, Gentjan Mezani është ndarë i pakënaqur me mënyrën se si u nda drejtësia në derbi, ndërkohë që fajëson edhe futbollistët e Dritës për zhagitje të ndeshjes.
“Kemi bërë një paraqitje jo të mirë. Skuadra kishte një lloj frike, ndoshta ka influencuar mosnjohja e derbit. Pjesa e dytë ishte e vështiresuar nga arbitrat dhe lojtarët kundershtarë, pasi që nuk u luajt fare futboll, duke parë futbollistët vetëm që qëndronin të shtrirë. Kundershtari e fitoi ndeshjen me vetëm një goditje në portë, pasi që nuk ofroi asgjë ne këtë përballje”, theksoi Mezani.
Në kuadër të javës së tetë Gjilani udhëton drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin.